Shtëpia ka 4 ari tokë. E dizajnuar për jetesë të standardeve moderne me hapësirë të mjaftueshme në secilin pozicion. Lagjja ndër më të mirat në Prishtinë dhe pozita shtëpisë ndër më të mirat në lagje. Shtëpia është ndërtim i ri.
Shtëpi me investim luksoz dhe arkitekturë moderne, me absorbim maksimal të energjisë diellore gjatë tërë vitit.
Shtëpia është dy kat, e gjitha e shfrytëzueshme deri në cepin e fundit.
Kati i parë karakterizohet me: Qëndrimin ditor, kuzhinë dhe banjo.
Kati i dytë karakterizohet me: Tri dhoma gjumi, banjo dhe ballkona.
Shtëpia posedon një garazhë 4-9metra dhe një terasë.
Sistemin e ngrohjes e ka me energji elektrike dhe me dru.
Shtëpia është ndërtim i ri, ka 24h ujë, me një oborr të mirëmbajtur. Shtëpia ka instalimin e kamerave edhe të alarmit.
Është e mobiluar në tërësi, me mobilje moderne.
Çmimi: 187,000€/4 Ari
Për këtë pronë kontrata bëhet tek noteri!