1,450.00 / m²

Banesa ne SHITJE

Ofrohen për #shitje banesat në Prishtinë! Banesat gjenden në Lagjen Emshir (Kalabri).

Banesa super luksoze, me rehati dhe komoditet të mjaftueshëm për banorët. Aty ku mbizotron shija dhe stili i veçantë i një jetë familjare.

Ofrohen kater banesa për shitje me planimetri dhe kate të ndryshme.

Banesa me sipërfaqe 120.25m², tipi “A” dhe karakterizohet me: Qëndrim ditor, kuzhinën, tri dhoma gjumi (njëra me banjo të vecantë), banjo e përbashkët, depo dhe ballkon.

Banesa me sipërfaqe 104.70m², tipi “D” dhe karakterizohet me: Qëndrimin ditor, kuzhinë, tri dhoma gjumi, banjo, WC, depo dhe ballkon.

Banesa me sipërfaqe 92.86m², tipi “F” dhe karakterizohet me: Qëndrimin ditor, kuzhinë, dy dhoma gjumi, banjo, WC, depo dhe ballkon.

Banesa me sipërfaqe 59.52m², tipi “G” dhe karakterizohet me: Qëndrimin ditor, kuzhinë, një dhomë gjumi, banjo dhe ballkon.

Sistemin e ngrohjes parashihen ta kenë me energji elektrike.

Disa nga karakteristikat që e veçojnë këtë objekt janë: izolimi akustik dhe termik, dritare me 3 xhama, parket i kualitetit të lartë, nxemje dysheme, 2 ashensor, dyer për mbrojtje nga zjarri, qasje për Termokos në të ardhmen, fasadë e kombinuar mes demitit dhe asaj ventiluese, etj.

Përreth Kompleksit ka parkingje të mjaftueshme për vetura, hapësira gjelbruese me parqe dekorative, ndriqim artificial i hapësirave, këndi për lojëra të fëmijëve, pushimore.

Çmimi: 1450/m²

Për këtë pronë kontrata realizohet tek noteri.

Objekti është në ndërtim e sipër, dhe parashihet të përfundojnë në Mars të vitit 2025!

Na kontaktoni në:
📱 +383 46 558 558
📍Future Real Estate
Enver Maloku 77 Rruga C, 10000 Prishtinë, Kosovë

Detajet

Qyteti : Prishtinë
Lagjia : Kalabria - Emshir
Çmimi : 1,450.00 / m²
Lloji i Pronës : Banesë
Qëllimi : Për Shitje
Statusi : Në dispozicion
Property ID : 12847
Administrator

Unë pranoj që kjo faqe të mbledhë emrin, emailin dhe telefonin tim.