📍Banesë me QIRA – 3 dhoma gjumi – Prishtinë – Arbëri (Dragodan)
📌Çmimi: 620 € / muaj
Ofrohet për #qira banesa me sipërfaqe 117 m2! në Prishtinë, në lagjen Arbëri (Dragodan) mbrapa Minimax.
Banesa ka orientim Lindje-Perëndim, duke ofruar ndriçim shumë të mirë natyral gjatë gjithë ditës.
Karakterizohet me: Qëndrim ditor, 3 dhoma gjumi, 1 banjo, 1 tualet, 3 terasa, ballkon dhe garazhë.
Banesa është e dizajnuar dhe mobiluar me stil modern dhe unik, duke ofruar kushte shumë komode për jetesë.
Kompleksi posedon ashensor funksional, hapësira të gjelbëruara, parking për banorë dhe siguri të lartë.
Ndodhet në një nga lagjet më të kërkuara dhe prestigjioze të qytetit, afër të gjitha shërbimeve të nevojshme.
ID e pronës: 19960