Ofrohet për #qira banesa me sipërfaqe 56m² në Prishtinë me orientim Lindje. Banesa gjendet mbrapa rruges B në kompleksin BLINI përballe fitnesit Let’s Go Gym.
Karakterizohen me: Qëndrimin ditor, kuzhinë, një dhomë gjumi, banjo dhe terasë.
Sistemin e ngrohjes e ka me termokos . Gjendet në katin e tretë të objektit me ashensor funksional.
E mobiluar sipas stilit modern, dhe me ngjyra të përzgjedhura që të krijojnë një hapësirë komode dhe të këndshme për jetesë.
Banesa është komplet e mobiluar, duke përfshirë të gjitha pajisjet dhe mobiljet e nevojshme për një jetesë të këndshme.
Ndodhet në një lokacion shumë të përshtatshëm për banim, një lagje shumë e qetë dhe afër çdo shërbimi për banor.