Ofrohet për #qira shtëpia me sipërfaqe 237m², në Prishtinë. Shtëpia gjendet në Lagjen Veternik prapa Grand Store.
Shtëpi me dizajn të frymëzuar nga ndërtimet e stilit evropian, i cili është i jashtëzakonshëm si brenda ashtu dhe jashtë.
Shtëpia ka një sipërfaqe prej 237 m² në një truall prej 5 ari, ku 3 ari janë të dedikuara për parkim të jashtëm, ndërsa 1.5 ari për gjelbërim. Ka gjithashtu një garazh nëntokësor prej 100 m².
Karakterizohet me:
Kati i parë: Qëndrim ditorë me kuzhinë, një dhomë zyre dhe një banjo.
Kati i dytë: Tri dhoma gjumi me dalje në ballkon dhe një banjo.
Shtëpia është e pajisur me sistem kondicionimi në sallon dhe në të gjitha dhomat e gjumit, si dhe ngrohje qendrore me një burim energjie prej 28 kW. Për më tepër, ajo përfshin një sistem alarmi, furnizim të vazhdueshëm me ujë 24 orë dhe një gjenerator rezervë prej 5 kW.
Ka gjithashtu një depozitë rezerve uji prej 2000 litrash, një kopsht të këndshëm përpara dhe hapësirë parkimi për dy automjete.
E vendosur në një rrugë pa dalje, në një mjedis të qetë, shtëpia është afër disa vendndodhjeve të njohura si restoranti i famshëm “Vela Fish”, një farmaci, furrë buke dhe dyqane ushqimore të ndryshme si “Egzolinda” dhe “Meridian”, kafene/restorante të tjera,
Përjetoni nga afër luksin që ofron kjo shtëpi unike!
Çmimi: 1000€/muaj
ID e pronës: 22104