Ofrohet për #shitje banesa me sipërfaqe 87m² në Prishtinë me orientim Perendim! Banesa gjendet në Lagjen Mati në rrugen Muhamet Çami në hyrje të rr.Muharrem Fejza.
Karakterizohet me: Qëndrim ditor, kuzhinë, dy dhoma gjumi, banjo dhe ballkon.
Banesa është komplet e mobiluar duke u kujdesur deri në detajin e fundit dhe gjindet në katin e katërt të objektit me ashensor funksional.
Është hapësirë mjaft e pastër, ndërtim i ri dhe si hapësirë e madhe mund të shfrytëzohet sipas interesave të klientëve në mënyra të ndryshme.
Ndodhet në një lokacion shumë të përshtatshëm, zonë e qetë dhe afër çdo shërbimi të nevojshëm, në një lagje që përmbush të gjitha kërkesat e banorëve.
Banesa është e gatshme për banim dhe shitet komplet me mobilje!