📍 Shtëpi në SHITJE – 3 dhoma gjumi – Prishtinë – Mati 1
📌 Çmimi: 260,000 €
Ofrohet për #shitje shtëpia me sipërfaqe 176 m2! e ndërtuar në truall prej 4 ari, në Prishtinë, në lagjen Mati 1, afër shkollës “Mileniumi i Tretë”.
Shtëpia karakterizohet nga një dizajn modern i frymëzuar nga stili evropian, me kombinim elegant të elementeve të brendshme dhe të jashtme, duke ofruar standard të lartë jetese.
Është e organizuar në dy kate dhe podrum, duke shfrytëzuar maksimalisht çdo hapësirë.
Karakterizohet me: Qëndrim ditor, 3 dhoma gjumi, 2 banjo, ballkon, pishinë dhe hapësirë të mjaftueshme parkingu në oborr.
Sistemin e ngrohjes e ka qendrore, me kosto të ulët gjatë sezonit dimëror.
Shtëpia ndodhet në një lagje të qetë dhe shumë të kërkuar, e cila ofron kushte luksoze dhe afërsi me të gjitha shërbimet e nevojshme.
ID e pronës: 25647