Ofrohet për #qira shtëpia me sipërfaqe 450m² në Prishtinë. Shtëpia gjendet në Veternik, në lagjen Nic, shumë afër Albi Mall.
Shtëpia ka 4.6ari oborr dhe është tre kat. Ka nxemje me kallda me pelet dhe me rrymë.
Karakterizohet me:
Kati përdhesë: Dy sallona, kuzhinë me trapezari, një dhomë gjumi, banjo, ballkon, garazhë dhe hapsira për nxemje.
Kati i parë: Tri dhoma gjumi, dy banjo dhe tre ballkona.
Kati i dytë: Dy dhoma gjumi dhe një hapësirë prej 80m² për kinema.
E dizajnuar për jetesë të standardeve moderne me hapësirë të mjaftueshme në secilin pozicion. Lagjja ndër më të mirat në Prishtinë dhe pozita shtëpisë ndër më të mirat në lagje. Shtëpia është ndërtim i ri.
Gjysma e mobiljeve janë arkitekturë moderne, është ndërtim i kualitetit të lartë. Ka sistemin për ujitje të kopshtit, dy bunar njëri për pije dhe tjetri për kopsht, instalimi i kamerave jashtë për siguri dhe alarm individual i instaluar.
Çmimi: 1300€/muaj