📍Shtëpia në SHITJE – 4 dhoma gjumi – në Lagjen Arbëria(Dragodan).
📌Çmimi: 420,000€
Ofrohet për #shitje shtëpia me sipërfaqe 4 ari, në Prishtinë me orientim kah Lindja! Shtëpia gjendet në Lagjen Arbëria(Dragodan), mbi parkun e ri dhe ka 310m² banim.
Shtëpi e mobiluar deri në perfeksion, me dizajn të frymëzuar nga ndërtimet e stilit evropian, i cili është i jashtëzakonshëm si brenda ashtu dhe jashtë.
Aty ku mbizotron stli modern, e shija e veçantë e kombinimit.
Shtëpia është tre kat dhe podrumi posht, e gjitha e shfrytëzueshme deri në cepin e fundit.
Kati përdhesë ka podrumin me 30m².
Kati parë karakterizohet me: Qëndrimin ditor, kuzhinë, një dhomë gjumi, banjo, depo dhe ballkonë.
Kati i dytë karakterizohet me: Tri dhoma gjumi, banjo dhe tre ballkona.
Kati i tretë karakterizohet me: Një terasë të madhe (Rooftop) me 140m² prej të ciles shihet komplet qyteti.
Shtëpia ka dyert e dhomave të cilësisë së lartë, banjot e rregulluara me pllaka të veçanta dhe nxemja qendrore me rrymë dhe shumë ekonomike,
Gjithashu kjo shtëpi është e lëshuar me qira me shumë prej 1400€/muaj për ndërkombëtar.
Për këtë pronë kontrata bëhet tek noteri!
ID e pronës: 28077