📍Penthouse në SHITJE – 3 dhoma gjumi – Rruga B – Arcadis 3.
📌Çmimi : 400,000€
Ofrohet për #shitje penthouse unik me 350 m2 (150 m2 banim dhe 200m2 terasë) me orientim Perëndim, Veri, Lindje! në Rrugën B, në kompleksin modern Arcadis 3.
Karakterizohet me: Qëndrim ditor i hapur dhe me ndriçim natyral të bollshëm, 3 dhoma gjumi, njëra prej tyre Master Bedroom me banjo private, 2 banjo moderne me dizajn bashkëkohor dhe stil të ri jetese, Depo e veçuar dhe hapësirë lavanderie.
Gjendet në katin e 8-të të objektit me 2 ashensor funksional, në një objekt të ndërtuar me standarde të larta, me terasë të gjera për relaks dhe pamje panoramike.
Sistemin e ngrohjes e ka me energji elektrike, i shtrirë në dysheme.
Ndriçim ekstra natyral në tavanin e penthouse-it, që e veçon nga çdo pronë tjetër në treg.
E shtruar me laminat kualitativ, roletat moderne elektrike, pamje të jashtëzakonshme, qetësi dhe pozicion shumë i favorshëm.
Ndodhet në një lokacion shumë të përshtatshëm, zonë afër çdo shërbimi të nevojshëm, në një lagje që përmbush të gjitha kërkesat e banorëve, Vetëm 15 minuta larg qendrës së qytetit.
Posedon 2 garazhda dhe 2 depo.
ID e pronës: 29181
Na kontaktoni në:
+383 46 558 558
info@future-rks.com
www.future-rks.com
Future Real Estate
Enver Maloku 77 Rruga C, 10000 Prishtinë, Kosovë