Shtëpi me QIRA – Ekskluzive – Pamje nga Qendra e Qytetit – Prishtinë

📍 Shtëpi me QIRA – Ekskluzive – Pamje nga Qendra e Qytetit – Prishtinë

📌 Çmimi: Me marrëveshje

Ofrohet për qira një shtëpi ekskluzive dhe unike në Kosovë, e vetmja e këtij lloji, e cila ofron një pamje mahnitëse nga qendra e qytetit dhe ka pishinë private.

Në katin përdhes gjendet një fitnes i kompletuar me çdo pajisje të nevojshme për një trup sa më të shëndetshëm, sauna për relaks, si dhe lavanderia. Në katin e parë janë dy qëndrime ditore të mëdha, kuzhina e madhe me ishull qendror dhe hapësira të bollshme për sistemimin e pajisjeve, si dhe një pjesë e ndarë për tryezari. Kati i dytë përfshin katër dhoma gjumi, prej të cilave një master bedroom me banjo private dhe dalje në ballkonin e madh me pamje të hapur nga qendra e qytetit. Secila banjo ka parahyrje me lavaman për larjen e duarve, ndërsa ballkonet ofrojnë ambient të këndshëm për relaksim.

Shtëpia ka oborr madhështor të mirëmbajtur me verandë të dekoruar, pishinë private, parkim të organizuar për rreth 12 vetura, kamera sigurie në çdo cep, ndriçim ambiental modern që i dhuron një pamje të veçantë gjatë natës, si dhe arkitekturë bashkëkohore me stil luksoz në çdo detaj.

Prona është e mobiluar dhe e kompletuar deri në detajin e fundit, e gatshme për banim, duke përfaqësuar një shtëpi ëndrrash për secilin.

ID e pronës:
Na kontaktoni në:
+383 46 558 558
info@future-rks.com
Future Real Estate
Enver Maloku 77 Rruga C, 10000 Prishtinë, Kosovë
Nderim Sekiraqa

Unë pranoj që kjo faqe të mbledhë emrin, emailin dhe telefonin tim.