Ofrohet për #qira banesa me sipërfaqe 77m², në Prishtinë.
📌Banesa gjendet te lagjja Mati 1, rr.Jakov Xoxa, kompleksi Blini 5, afër Rrugës B. Gjendet në katin e tretë me ashensor funksional.
Karakterizohet me: Qëndrimin ditor, kuzhinë, dy dhoma gjumi, banjo, koridor dhe ballkon.
Objekti ka investim të lartë dhe cilësor, i cili përfshinë çdo hapësirë të tij.
Është vend i qetë për banim parking të lagjes të mjaftueshëm. Ka afër atmosferën e jetës së natës por edhe rehatinë dhe qetësinë e të jetuarit në kryeqytet. Qasje shumë të lehtë në këmbë në kafeteritë dhe restaurantet e kryeqytetit, në qendra tregtare, supermarkete, fusha sportive, shkolla, shërbime spitalore dhe afërsi të stacioneve të autobusit lokal.
Banesa është e pamobiluar, e gatshme për banim nga muaji mars 2023.
Çmimi: 350€/muaj