📍 Banesë në shitje – 2 dhoma gjumi – Prishtinë – Rruga Ndue Përlleshi – Kompleksi Fitorja 1
📌 Çmimi: 1,350€ / m²
Ofrohet për #shitje banesa me sipërfaqe prej 86.18 m², në Prishtinë, në Rrugën Ndue Përlleshi, rreth 300 m mbrapa Qendrës “Royal Mall”, afër furrës “Epoka”, në Kompleksin Fitorja 1.
Karakterizohet me: Qëndrim ditor, 2 dhoma gjumi, 1 banjo, 1 WC dhe 2 ballkone.
Banesa gjendet në katin e 1 të objektit me ashensor funksional.
Sistemin e ngrohjes e ka me Energji Elektrike.
Ndërtesa ka hapësirë të mjaftueshme parkimi, ndërsa aktualisht janë duke u vendosur rampa të parkingut për siguri shtesë.
Banesa është e rinovuar, e mobiluar, e pastruar dhe me pajisje elektrike të reja nën garancion.
Gjendet në një zonë shumë të përshtatshme afër të gjitha shërbimeve të nevoitshme për banim.
Kjo pronë është e pajisur me fletë poseduese dhe kontrata realizohet te Noteri.