📍Penthouse në SHITJE – 3 dhoma gjumi – Prishtinë – Arbëria (Dragodan).
📌Çmimi: 400,000€
Ofrohet për #shitje Penthouse me sipërfaqe 145 m2 banim dhe 2 terasa me sipërfaqe rreth 100 m2 me orientim Lindje-Perëndim! në Prishtinë në Lagjen Arbëria (Dragodan), pranë Ambasadës Amerikane, te banesat e Tregtisë.
Karakterizohet me: Qëndrim ditor, 2 kuzhina, 3 dhoma gjumi, 2 banjo me dush, 1 WC, 1 depo dhe 2 terasa (një e hapur dhe një e mbuluar) me sipërfaqe rreth 100 m², si dhe garazhë e përfshir në çmim.
Penthouse është dizajnuar dhe mobiluar me stil shumë modern dhe cilësor, me investim të lartë dhe pajisje të veçanta.
Sistemin e ngrohjes e ka me Termokos dhe ngrohje vetanake, ndërsa posedon edhe klima smart për ngrohje dhe ftohje.
Banesa posedon 24/7 furnizim me ujë, kamera sigurie 24/7, hapësirë rekreative, kënd lojërash për fëmijë dhe mirëmbajtje të hapësirave brenda dhe jashtë objektit.
Vlen të ceket se penthouse aktualisht është i lëshuar me qira në vlerë prej 1000€ në muaj, duke e bërë një mundësi shumë të mirë investimi.
Për këtë pronë kontrata realizohet te Noteri!
ID e pronës : 36638