📍 Banesa në SHITJE – 2 dhoma gjumi – Prishtinë – Velani
📌Çmimi: 1650€ / m2
Ofrohet për #shitje banesa me sipërfaqe 92.5 m2 me orientim nga Perëndimi! në Prishtinë, në Velani.
Karakterizohet me: Qëndrim ditor, 2 dhoma gjumi, 1 banjo, 1 WC, 1 depo dhe 1 ballkon.
Banesa gjendet në katin e 2 të objektit me 2 ashensor funksional.
Sistemin e ngrohjes e ka me Energji Elektrike.
Vlen të ceket se banesa shitet me mobilje, të cilat janë shumë cilësore dhe komode, ndërsa e gjithë banesa është e rregulluar me shumë kujdes në çdo detaj, duke filluar nga qëndrimi ditor e deri te banjot, me një stil dhe shije unike.
Pamja e kësaj banese është nga e gjithë Prishtina, duke krijuar një ambient shumë të veçantë sidomos gjatë natës.
Lokacioni është shumë i favorshëm për banim, pasi ndodhet afër Parkut të Qytetit, afër varrit të Ibrahim Rugovës, Parkut të Taukbahçes që lidhet me Parkun e Gërmisë, si dhe shumë afër qendrës së qytetit dhe Sheshit Nënë Tereza.
Gjithashtu ekziston mundësia e blerjes së garazhdës me çmim ekstra 15,000€.
Kjo pronë ka fletë poseduese dhe kontrata realizohet te Noteri!
Ekziston edhe mundësia e kompensimit me një banesë me 1 dhomë gjumi, e cila duhet të ket fletë poseduese.
ID e pronës : 36685