Ofrohet për #qira shtëpia me sipërfaqe 260m², në Prishtinë. Shtëpia gjendet në Lagjen “Fshati Ndërkombëtar (Amerikan)”. 🏡
Shtëpi e mobiluar deri në perfeksion, me dizajn të frymëzuar nga ndërtimet e stilit evropian, i cili është i jashtëzakonshëm si brenda ashtu dhe jashtë.
Aty ku mbizotron stli modern, e shija e veçantë e kombinimit. Lagje e cila ofron shërbime luksoze.
Shtëpia është dy kat dhe podrumi posht, e gjitha e shfrytëzueshme deri në cepin e fundit. Është e tipit C dhe ka oborrë në të tri anët.
Karakterizohet me: Qëndrimin ditor, kuzhinë, katër dhoma gjumi (një master bedroom me banjo të veçantë), dy banjo, depo, garazhë, dy ballkona dhe një terasë të madhe me oborr me 100m².
Sistemin e ngrohjes e ka me nxemje gjeometrike dhe shpenzimet gjatë dimrit janë minimale. Shtëpia posedon dhe kamerat për siguri të banorëve.
Çmimi: 1950€/muaj
Përjetoni nga afër luksin që ofron kjo shtëpi unik!