Ofrohet për #shitje banesa me sipërfaqe 124m² në Prishtinë! Banesa gjendet në Lagjen Arbëria (Dragodan), përballë Ambasadës Amerikane.
Karakterizohet me: Qëndrimin ditor, kuzhinë, tri dhoma gjumi, dy banjo, depo. Banesa po ashtu ka edhe terasën e madhe me 20.4m².
Përparësi e banesës janë paisjet tejet të veçanta, investimi i lartë dhe materiale të sigurisë së lartë.
Banesa ka hapsirë të mjaftueshëm edhe për parking.
Sistemin e ngrohjes e ka me rrymë dhe gjendet në katin e dytë.
Çmimi: 1400€/m² (e përfshirë edhe terasa)