Ofrohet për #qira penthausi me sipërfaqe 468m² në Prishtinë. Penthausi gjendet në Lagjen Prishtina e Re, mbrapa QKUK-së, në qasje direkte me rrugën A.
Ka gjithësej 468m2 sipërfaqe ku prej tyre janë 336m² banim Neto dhe 132m² terasë.
Penthausi është i pamobiluar dhe ka pamje panoramike të kryeqytetit. Objekti ka investim të lartë dhe cilësor, i cili përfshinë çdo hapësirë të tij. Ka parking të mjaftueshëm për banor, hapësirë tejet të shfrytëzueshme.
Ka izolim termik dhe akustik, fasadë ventiluese, parket i kualiteti të lartë, dyer të klasës së parë, dritare me 3 xhama, dyer dhe alarm kundër zjarrit etj.
Karakterizohet me: Qëndrimin ditor, kuzhinë, pesë dhoma gjumi, dy banjo, depo dhe terasë e madhe.
Vetëm një Penthouse gjendet në komplet pllakën e ndërtesës, gjë që e bën shumë më private dhe ekskluzive.
Sistemin e ngrohjes e ka qendrore me rrymë dhe gjendet në katin e fundit të objektit, në katin e njëmbëdhjetë.
Çmimi: 1700€/muaj
Penthausi mund të përdoret edhe si hapsirë afariste!