📍 Banesë në SHITJE – 3 dhoma gjumi – Prishtinë – Rruga B – Kompleksi Swiss Building
📌 Çmimi: 1,650 € / m2, ndersa me garazh dhe depo 196,000 €
Ofrohet për #shitje banesë me sipërfaqe 106 m2, në Prishtinë, në Rrugën B, në Kompleksin Swiss Building.
Karakterizohet me: Qëndrim ditor, 3 dhoma gjumi, 1 banjo, 1 WC dhe 1 ballkon.
Banesa gjendet në katin e 3 të objektit me ashensor funksional.
Sistemin e ngrohjes e ka me energji elektrike.
Banesa shitet komplet e mobiluar dhe ofron kushte shumë komode për banim familjar.
Ndodhet në një zonë shumë të kërkuar dhe të përshtatshme për banim, me qasje të lehtë në të gjitha shërbimet e nevojshme.
Kjo pronë është e pajisur me fletë poseduese dhe kontrata realizohet ne Noteri.