Ofrohet për #qira banesa me sipërfaqe 92m² në Prishtinë me orientim Jug-Lindje! Banesa gjendet në Lagjen Aktash, objekti banesor Pika Luxury & Green.
Karakterizohet me: Qëndrimin ditor, kuzhinë, dy dhoma gjumi, banjo, WC, depo , ballkon dhe garazhë.
Banesa ka hapsirë të mjaftueshme para objektit edhe për parking.
Banesa është dizajnuar dhe mobiluar me një stil të veqant dhe modern. Ofron një jetë luksoze, me shije dhe kombinim mjaft elegant. I vendosur në një zonë të qetë
duke ofruar vendin e përsosur për t’u çlodhur.
Banesë e ndriçuar mirë që ndodhet vetëm 5 minuta me këmbë nga qendra e qytetit! Banesa ndodhet në një objekt luksoz, komplet i ri dhe ka një ballkon me pamje fantastike.
Sistemin e ngrohjes e ka qendrore me rrymë dhe gjendet në katin e tretë të objektit.