Një banesë me sipërfaqe 69.73m² dhe në katin e tetë, karakterizohet me: Qëndrimin ditor, kuzhinë, dy dhoma gjumi, banjo dhe ballkon.
Një banesë me sipërfaqe 71.72m² dhe në katin e shtatë, karakterizohet me: Qëndrimin ditor, kuzhinë, dy dhoma gjumi, banjo dhe ballkon.
Tri banesa me sipërfaqe 77.99m² dhe në katin e pestë, nëntë dhe të dhjetë, karakterizohen me: Qëndrimin ditor, kuzhinë, dy dhoma gjumi, banjo dhe ballkon.
Fasada është e stilit barok, ku termoizolimi arrin trashësin deri në 15cm. Muret janë me tulla termoizoluese, izolim cilësor termik, akustik dhe mbrojtje kundër zjarrit. Koridoret janë të ndara nga shkallët me dyer të rezistueshme ndaj zjarrit. Dyert blinduese në banesa janë të kualitetit të lartë. Dyert e brendshme janë jashtë standardit me gjatësi 220cm.
Dritaret janë Salamander me një cilësi dhe kualitet të lartë, siguron eleminimin e zhurmave dhe gjithashtu ka një siguri të lartë. Termoizolimi është një ndër përparësitë e kësaj teknologjie. Banjot dhe tualetet janë të kompletuara me sanitari. Hyrja ka dy ashensor sipas EU standardeve me derë automatike dhe qasje nga niveli 2.
Ndodhet në një lokacion shumë të përshtatshëm për banim, një lagje shumë e qetë dhe afër çdo shërbimi për banor. Objekti ka investim të lartë dhe cilësor, i cili përfshinë çdo hapësirë të tij.
Banesa është ndërtimi i ri, i sapo përfunduar.
Çmimi me marrëveshje!