E dizajnuar për jetesë të standardeve moderne me hapësirë të mjaftueshme në secilin pozicion. Lagjja ndër më të mirat në Prishtinë dhe pozita shtëpisë ndër më të mirat në lagje. Shtëpia është ndërtim i ri.
Shtëpi me investim luksoz dhe arkitekturë moderne, me absorbim maksimal të energjisë diellore gjatë tërë vitit.
Shtëpia është dy kat, e gjitha e shfrytëzueshme deri në cepin e fundit.
Kati i parë karakterizohet me: Qëndrimin ditor, kuzhinë, këndi i bibliotekës, depo dhe banjo.
Kati i dytë karakterizohet me: Tri dhoma gjumi, dy banjo dhe ballkona.
Shtëpia posedon dy garazha për parkimin e veturave.
Sistemin e ngrohjes e ka me energji elektrike. Shtëpia është ndërtim i ri, ka 24h ujë, me një oborr të mirëmbajtur.
Është e mobiluar në tërësi, me mobilje moderne.
Çmimi: 390,000€ (I negociueshëm)