📍Shtëpi në SHITJE – Ekskluzive – Prishtinë – Velani – Pamje nga Qendra e Qytetit
📌 Çmimi: Me marrëveshje
Ofrohet për shitje shtëpia ekskluzive në lagjen Velani – Prishtinë, me sipërfaqe prej 470m2, e ndërtuar në truall prej 16 ari.
Prona ka orientim Lindje–Perëndim dhe ofron pamje mahnitëse nga qendra e qytetit. Një ndër pronat më unike të këtij lloji, me pishinë private dhe arkitekturë moderne luksoze.
Në katin përdhes gjendet një fitnes i kompletuar me pajisje profesionale, sauna për relaks, si dhe lavanderia.
Kati i parë përfshin dy qëndrime ditore të mëdha, kuzhinë moderne me ishull qendror dhe hapësira të bollshme, si dhe tryezarinë e ndarë veçmas.
Kati i dytë përbëhet nga katër dhoma gjumi, përfshirë master bedroom me banjo private dhe dalje në ballkon të madh me pamje të hapur nga qyteti.
Secila banjo ka parahyrje me lavaman, ndërsa ballkonet ofrojnë hapësirë ideale për relaks.
Shtëpia ka oborr të madh të mirëmbajtur me verandë të dekoruar, pishinë private, parkim të organizuar për rreth 12 vetura, kamera sigurie, ndriçim ambiental modern dhe ndërtim me standarde të larta cilësie.
Prona është e mobiluar dhe e kompletuar deri në detajin e fundit, e gatshme për banim.
Mundësohet dhe kompenzim me banesa
kjo pronë ka fletë poseduese dhe kontrata realizohet te Noteri!