Ofrohet për #shitje shtëpia me sipërfaqe 295m² dhe 3 ari truall,në Prishtinë. Shtëpia gjendet në Bërnicë të Epërme në Lagjen Chelsea Point.
Shtëpi me dizajn të frymëzuar nga ndërtimet e stilit evropian, i cili është i jashtëzakonshëm si brenda ashtu dhe jashtë.
Shtëpia është dy kat, e gjitha e shfrytëzueshme deri në cepin e fundit.
Karakterizohet me: Qëndrim ditor, kuzhinën ndamas, tri dhoma gjumi, dy banjo, dy WC, depo, terasa, garazhë dhe oborr.
Shtëpia poashtu ka edhe nënkulm i cili mund të përdoret sipas dëshirës.
Shtëpia është e pabanuar më parë, e cila është ndërtim i ri dhe e sapo përfunduar.
Lagjja në të cilën gjenden shtëpitë është lagje private, e qetë dhe e sigurt, larg zhurmës urbane në një zone ku mbizotëron natyra, veçori këto që mundësojnë një jetesë komode dhe tejet të rehatshme.
Sistemin e ngrohjes e ka me qendrore me rrymë, dhe shpenzimet gjatë dimrit janë minimale. Shtëpia ka oborr të rregulluar deri në perfeksion.
Çmimi: 242.000€
ID e pronës: 24297