📍Shtëpia në SHITJE – 4 dhoma gjumi – Lagjja Arbëria (Dragodan).
📌Çmimi: 430,000 €
Ofrohet për #shitje shtëpia me sipërfaqe 310m2 banim dhe 4.07 ari truall! në Prishtinë, në Lagjen Arbëria (Dragodan), mbi Parkun e Ri, me orientim kah Lindja.
Shtëpia është e mobiluar me standarde të larta, me dizajn modern të frymëzuar nga ndërtimet evropiane, duke ofruar komoditet, funksionalitet dhe estetikë të veçantë në çdo hapësirë.
Shtëpia është e ndërtuar në tri kate dhe podrum, me shfrytëzim maksimal të të gjitha hapësirave.
Kati përdhesë karakterizohet me: Podrum prej 30 m2.
Kati i parë karakterizohet me: Qëndrimin ditor, kuzhinën, 1 dhomë gjumi, 1 banjo, 1 depo dhe 1 ballkon.
Kati i dytë karakterizohet me: 3 dhoma gjumi, 1 banjo dhe 3 ballkona.
Kati i tretë karakterizohet me: Terasë të madhe (Rooftop) me sipërfaqe 140 m2, nga e cila ofrohet pamje panoramike e qytetit.
Shtëpia ka dyer të cilësisë së lartë, banjo të punuara me materiale cilësore dhe sistem të ngrohjes qendrore me energji elektrike, ekonomik dhe funksional.
Gjithashtu, prona aktualisht është e lëshuar me qira për ndërkombëtarë, me të ardhura mujore të sigurta.
Kjo pronë është e paisur me fletë poseduese si trualli gjithashtu edhe shtëpia, ndërsa kontrata realizohet te Noteri.
ID e pronës: 28077