Ofrohet për #qira shtëpia me sipërfaqe 200m², në Prishtinë. Shtëpia gjendet në Lagjen Chelsea Point.
Shtëpi me dizajn të frymëzuar nga ndërtimet e stilit evropian, i cili është i jashtëzakonshëm si brenda ashtu dhe jashtë.
Shtëpia është dy kat, e gjitha e shfrytëzueshme deri në cepin e fundit.
Karakterizohet me: Qëndrim ditor, kuzhinë, tri dhoma gjumi, dy banjo, dy WC, depo, terasa dhe hapsirë e mjaftueshme parkingu në oborr.
Në katin e fundit shtëpia ka dhe një qëndrim ditor dhe një depo, të cilat mund të shfrytëzohen si hapsira pune.
Shtëpia është e pabanuar më parë, e cila është ndërtim i ri e sapo përfunduar.
Lagjja në të cilën gjenden shtëpitë është lagje private, e qetë dhe e sigurt, larg zhurmës urbane në një zone ku mbizotëron natyra, veçori këto që mundësojnë një jetesë komode dhe tejet të rehatshme.
Sistemin e ngrohjes e ka me qendrore me rrymë, dhe shpenzimet gjatë dimrit janë minimale. Shtëpia ka oborr të rregulluar deri në perfeksion.
Çmimi: 1300€/muaj