Ofrohet për #qira shtëpia me sipërfaqe 267m², në Prishtinë. Shtëpia gjendet në Lagjen Priam. 🏡
Shtëpi e mobiluar deri në perfeksion, me dizajn të frymëzuar nga ndërtimet e stilit evropian, i cili është i jashtëzakonshëm si brenda ashtu dhe jashtë. Aty ku mbizotron stli modern, e shija e veçantë e kombinimit.
Stil i rafinuar, mobilie unike, kombinim dhe strukturim i detajshëm bëjnë që kjo shtëpi të ketë pamje tejet të veçantë.
Shtëpia është dy kat dhe podrumi posht, e gjitha e shfrytëzueshme deri në cepin e fundit.
Kati përdhesë karakterizohet me: Qëndrimin ditor, kuzhinë, një dhomë gjumi, banjo, depo, aparatura e nxemjes dhe lavanteria.
Kati i parë karakterizohet me: Qëndrimin ditor, kuzhinë, një dhomë gjumi dhe banjo, WC dhe dy terasa.
Kati i dytë karakterizohet me: Tri dhoma gjumi(njëra për qift me banjo, ballkon dhe pjesën e garderobës të veçantë, e dyta për vajzë me ballkon të veçantë dhe tjetra për djem) dhe banjo.
Sistemin e ngrohjes e ka qendrore me rrymë. Shtëpia posedon dhe kamerat për siguri të banorëve.
Çmimi: 2000€/muaj