Ofrohet për #shitje shtëpia me sipërfaqe 465m², në Prishtinë me orientim Lindje-Jug-Perëndim. Shtëpia gjendet në Veternik, tek Lagjja Qendresa. 🏡
Shtëpia ka 8ari tokë, me 530m² oborr. E dizajnuar për jetesë të standardeve moderne me hapësirë të mjaftueshme në secilin pozicion. Lagjja ndër më të mirat në Prishtinë dhe pozita shtëpisë ndër më të mirat në lagje. Ndërtim i vitit 2009.
Shtëpi me investim luksoz dhe arkitekturë moderne, me absorbim maksimal të energjisë diellore gjatë tërë vitit.
Shtëpia është dy kat dhe nënkulmi, e gjitha e shfrytëzueshme deri në cepin e fundit.
Kati i parë karakterizohet me: Qëndrimin ditor, kuzhinë, një dhomë gjumi, depo dhe banjo. Po ashtu ka edhe banjo për mysafir, me dizajn estetik.
Kati i dytë karakterizohet me: Katër dhoma gjumi(secila me banjo të veçantë) dhe ballkona.
Shtëpia ka po ashtu një hapsirë për saunë, dy garazha dhe terrasë 100m².
Sistemin e ngrohjes e ka me kamin.
Çmimi: 700€/m²
Shtëpia mund të lëshohet edhe me qera me çmim 2000€/muaj
Për këtë pronë kontrata bëhet tek noteri!