📍Tokë në SHITJE – 80 Ari – Prishtinë – Keqekollë.
Çmimi: 3,000 € / ari
Ofrohet për #shitje toka me sipërfaqe totale prej 80 ari në Keqekoll, një nga zonat më të qeta dhe më të përshtatshme për investime afatgjata pranë Prishtinës.
Kjo pronë karakterizohet me pozitë shumë të favorshme gjeografike, natyrë të pastër, ajër të freskët dhe pamje mbresëlënëse nga kodrat dhe malet përreth, duke e bërë perfekte për ndërtimin e vilave moderne, shtëpive të pushimit apo një kompleksi turistik dhe gastronomik.
Lartësia mbidetare prej rreth 900 metrash ofron klimë shumë të mirë gjatë gjithë vitit, qetësi maksimale dhe ambient relaksues larg zhurmës së qytetit.
Prona ka qasje direkte në rrugë dhe infrastrukturë të rregulluar, gjë që e lehtëson zhvillimin e çdo projekti investiv.
Pozita e tokës ofron privatësi, ndriçim natyral dhe potencial shumë të madh për zhvillim të një lagjeje vilash apo destinacioni atraktiv për turizëm dhe rekreacion.
Çmimi mund të variojë varësisht nga sipërfaqja që merrni
Ekziston mundësia e ndërrimit me banesë në Prishtinë ose Fushë Kosovë.
Kjo pronë është e paisur me fletë poseduese dhe kontrata realizohet te Noteri!
ID e pronës: 38741