Ofrohet për #qira banesa me sipërfaqe 87m², në Prishtinë! Banesa gjendet në Rrugën B, në Kompleksin Royal Mall.🏙 Gjendet në katin e parë.
Banesa është e gatshme të përdoret për zyre.
Karakterizohet me: Tri hapsira pune, depo, WC, ballkon dhe garazhën për veturë.
Eleganca, stili, kombinimi, komoditeti dhe ngrohtësia që ofron kjo hapësirë janë veçse disa nga veçoritë që e dallojnë.
Është e rregulluar me drita dekoruse Led/Spotlight që ofron një ambient të përkryer të punës me një kombinim ngjyrash.
Zyrja ka një organizim shumë të mirë, ka parking të jashtëm, mirëmbajtje, monitorim me kamera të Sigurisë 24h/7, hyrje me çip kartelë.
Sistemin e ngrohjes e ka qendrore me rrymë. Është tërësisht funksionale.
Hapësira afariste është moderne dhe e përshtatshme për ushtrimin e veprimtarive të ndryshme biznesore si: zyre projektuese, studio grafike, marketing, administratë, organizata të huaja etj.
Veçori e hapësirës afarsite është se ndodhet në një pozicion perfekt me çasje të lehtë udhëtimi.
Zyrja ofrohet me gjithë inventarin përcjellës.
Çmimi: 750€/muaj (+depozit)