430,000 €

Shtëpia në SHITJE/351m2

Veternik Prishtinë

Referenca: 2513

Ofrohet për #shitje shtëpia në Prishtinë. Shtëpia gjendet në Veternik, në Lagjen Prime Village



Shtëpia ka 106m² podrum, kurse kati i parë dhe i dytë kanë 245m². Shtëpia ka orientim Lindje.



Shtëpi me investim luksoz dhe arkitekturë moderne. Lagjja ofron të gjitha kushtet për jetesë, me infrastrukturë moderne, rrugë të asfalltuara, pllaka dekorative, sigurim 24/7, qendër të mjeksisë familjare e dedikuar për lagje, hapsira rekreative, kopshti për fëmijë dhe hapsira të mjaftueshme parkimi.



Shtëpia është dy kat, dhe kati përdhesë e gjitha e shfrytëzueshme deri në cepin e fundit.



Kati përdhesë karakterizohet me: Tri hapsira të mëdha (depo), banjo, WC.



Kati i parë karakterizohet me: Qëndrimin ditor, kuzhinë, një dhomë gjumi, banjo, ballkon, dhe garazhë për vetura.



Kati i dytë karakterizohet me: Katër dhoma gjumi (njëra me banjo të veçantë), banjo e përbashkët, depo dhe një terasë.



Sistemin e ngrohjes e ka qendrore me rrymë, ku shpenzimet gjatë dimrit janë minimale.



Me dokumenta është gjithçka në rregull, kontrata bëhet tek noteri!


ID e pronës:


Na kontaktoni në:
+383 46 558 558
[email protected]
www.future-rks.com
Future Real Estate
Enver Maloku 77 Rruga C, 10000 Prishtinë, Kosovë

Informacion