1,100 €

Banesa në SHITJE

Prishtina e re Prishtinë

Reference: 1639

Ofrohen për #shitje banesat në Prishtinë! Banesat gjenden në Lagjen Prishtina  e Re, Kompleksi "Lisi".

Banesa super luksoze, me rehati dhe komoditet të mjaftueshëm për banorët. Aty ku mbizotron shija dhe stili i veçantë i një jetë familjare.

Ofrohen tri banesa për shitje me planimetri dhe kate të ndryshme.

Banesa me sipërfaqe 92.90m², në katin e tretë dhe karakterizohet me: Qëndrim ditor, kuzhinën, dy dhoma gjumi, banjo, WC depo dhe ballkon.

Banesa me sipërfaqe 90m², në katin e parë dhe karakterizohet me: Qëndrimin ditor, kuzhinë, dy dhoma gjumi, banjo, WC dhe ballkon.

Banesa me sipërfaqe 79.60m², në katin e dytë dhe karakterizohet me: Qëndrimin ditor, kuzhinë, dy dhoma gjumi, banjo, WC dhe ballkon.

Sistemin e ngrohjes parashihen ta kenë me energji elektrike.

Disa nga karakteristikat që e veçojnë këtë objekt janë: izolimi akustik dhe termik, dritare me 3 xhama, parket i kualitetit të lartë, nxemje dysheme, 2 ashensor, dyer për mbrojtje nga zjarri, qasje për Termokos në të ardhmen, fasadë e kombinuar mes demitit dhe asaj ventiluese, etj.

Përreth Kompleksit ka parkingje të mjaftueshme për vetura, hapësira gjelbruese me parqe dekorative, ndriqim artificial i hapësirave, këndi për lojëra të fëmijëve, pushimore.

Çmimi: 1100/m²

Për këtë pronë kontrata realizohet tek noteri.

Objekti është në ndërtim e sipër, dhe gati është në përfundim!
Na kontaktoni në:
 +383 46 558 558
 [email protected]
 www.future-rks.com
Future Real Estate
Enver Maloku 77 Rruga C, 10000 Prishtinë, Kosovë

Information