Ekipa jonë
Future Real Estate ofron të gjitha shërbimet për shitjen, blerjen dhe dhënien me qira të pronave.
Future Real Estate ofron të gjitha shërbimet si shitjen, blerjen e shtëpive, banesave, lokaleve afariste, parcelave, dhënien me qira etj.
Ekipi ynë punon për të ruajtur vlerën e pronës tuaj dhe për të mbajtur komunikim të hapur me pronarët dhe klientët.
Menaxherët e agjencisë sonë janë të informuar për ligjet dhe rregulloret që prekin pronarët dhe klientët. Ekipi ynë përbëhet nga individë me përvojë në fushën e menaxhimit të shitblerjes së pronave.
Koha është gjithçka kur bëhet fjalë për shitjen e shtëpisë tuaj.
Për këtë arsye kemi zhvilluar një program që siguron se shitja apo blerja e pronës do të realizohet shpejt dhe sigurt.
Ofrojmë një gamë të plotë shërbimesh të menaxhimit të pronës për ju si investitor, pronar shtëpie ose qiradhënës.
Çfarë ofrojmë
Marketingu
Do ta përgatisim pronën tuaj për qira dhe do ta vlerësojmë tregun aktual të qirave për t'ju siguruar kthimin më të mirë të investimit. Do ta promovojmë pronën tuaj në shumë platforma, si faqja e internetit, rrjetet sociale, telemarketingu etj.
Shqyrtimi dhe përzgjedhja
Kemi një proces të rreptë kontrolli për t'u siguruar që prona juaj do të merret me qira nga qiramarrës të besueshëm dhe të përgjegjshëm. Synojmë marrëdhënie afatgjata me qiramarrës cilësorë për të minimizuar rrotullimin dhe konsumimin e investimit tuaj.
Mirëmbajtja dhe inspektimet
Prona juaj është një investim i rëndësishëm dhe ne i japim përparësi jetëgjatësisë së saj. Do të bëjmë kontrolle të rregullta për të shmangur dëmtime eventuale dhe për t'ju kursyer nga shpenzime të mëdha.