Penthouse në SHITJE/201.4m²

Lakrishtë Prishtinë

Referenca: 1447

Ofrohet për #shitje penthouse me sipërfaqe 201.4m² në Prishtinë! Gjendet në Lagjen Lakrishtë, objekti Prime Group përballë stacionit të trenit.

Karakterizohet me: Qëndrimin ditor, kuzhinë, tri dhoma gjumi (njëra me banjo dhe garderobë të veçantë), banjo, depo dhe terasë me 37m².

Penthouse është dizajnuar dhe mobiluar me një stil të veqant dhe modern.
Përparësi e penthouse janë paisjet tejet të veçanta, investimi i lartë dhe materiale të sigurisë së lartë.

Duke zgjedhur të jetoni në këtë lagje, ju zgjedhni të jetoni bashkë me standardet më të larta të ndërtimit dhe arkitekturës bashkëkohore.

Sistemin e ngrohjes e ka qendrore me rrymë dhe është komplet e klimatizuar. Gjendet në katin e dhjetë të objektit, dhe e vetmja në atë kat.

Në këtë përshkrim janë veçse disa nga veçoritë e këtij penthouse modern.

Çmimi me marrëveshje!
Na kontaktoni në:
 +383 46 558 558
 [email protected]
 www.future-rks.com
Future Real Estate
Enver Maloku 77 Rruga C, 10000 Prishtinë, Kosovë

Informacion